Ahmetaj ka theksuar gjithashtu se brenda SPAK ka tensione të brendshme dhe se disa hetime, si ajo për diplomën e Ballukut, nuk kanë marrë vazhdimësi. Ai argumenton se hetimet duket se po fokusohen në çështje më të vogla, ndërsa projektet milionëshe mbeten të paprekura.

Ndërkohë, sipas tij, Rama nuk e pengon SPAK të kryejë hetime ndaj Ballukut, por ato po zhvillohen në mënyrë selektive dhe me qëllime të diskutueshme politike.

LEXO LAJMIN E PLOTË PËR 18

“E para dhe mbi të gjitha është se brenda SPAK ka akoma sherr për Belinda Ballukun. E dini për çfarë e ka hetuar Dumani zv/kryeministren aktuale? Dumani e ka hetuar për diplomën. Ndërkohë që këtej bëhej kërma, ai e ka hetuar për diplomën.

E dini për çfarë e thërrasin tani? Për një tender supervizioni. Është tallje e b… me drejtësinë dhe korrupsionin. Dmth aty janë gëlltitur 15 shkolla në një dorë tek tuneli i Llogarasë.

Tek Thumanë – Kashar është bërë nami. 1.3 miliardë do paguajnë shqiptarët. Tek “tigrat” çudi e madhe që praktikisht as në Kongo nuk do guxonte djali i presidenti diktator dikur, ta bënte, por e kanë bërë”, tha Ahmetaj.

“Nuk e pengon Edi Rama, Altin Dumanin ta hetojë (Ballukun). Nuk do Altin Dumani se nuk ka marrë urdhër. Kemi një shprehje andej nga jugu në rastin e zv/kryeministres; është bërë ajo gjëja kavaletë, dmth mban erë. Si ta shpëtojmë? Ta shpëtojmë se po ta hetojmë për tunelin, mban erë. Po ta hetojmë për “tigrat”, për energjinë, për Thumanë-Kashar, mban erë. Po çfarë do bëjmë? Po mirë mo ne do i themi shqiptarëve ne po e hetojmë, që të ju themi se nuk ka njeri të paprekshëm.

Ne e kemi futur në burg një ish-zv/ kryeministër dhe po hetojmë një zv/kryeministre tjetër. Dhe e marrim dhe e çojmë në SPAK për tenderin e supervizionit 2 milionësh, jo për 190 milionëshin, jo për “tigrat”, jo për inceneratorin e Tiranës që nuk është monitoruar, jo për Thumanë-Kasharin. Kjo është një lojë qesharake, kush e ha e ha”, tha Ahmetaj.