Maksimumi i ditës arrin rreth 20°C në pjesën më të madhe të vendit dhe deri në 21°C vetëm në zona të izoluara jugperëndimore.

Në orët e natës dhe mëngjesin e nesërm pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, me minimum deri në 3°C në zonat e thella malore, ndërsa në bregdet dhe kryeqytet termometri do të jetë 2 gradë më i ulët se sot. Nga e enjtja parashikohet rritje graduale e vlerave termike si në mëngjes ashtu edhe në mesditë.

Moti do të mbetet kryesisht i kthjellët deri të dielën, ndërsa e shtuna do të sjellë reshje shumë të pakta dhe të përkohshme në jug dhe pjesërisht në qendër të vendit. Fundjava pritet të rikthejë motin e qëndrueshëm dhe më të ngrohtë në të gjithë territorin.