Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar të martën ushtrinë e tij të kryejë sulme të fuqishme në Rripin e Gazës, pas akuzave ndaj Hamasit për shkelje të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.
Zyra e Netanyahut deklaroi se vendimi u mor pas konsultimeve të sigurisë, pa dhënë hollësi shtesë mbi natyrën e sulmeve.

