Operatori i linjës i është drejtuar Bashkisë Kamëz me një kërkesë zyrtare për rritjen e tarifave, duke argumentuar vendimin me shtimin e kostove të karburantit dhe shpenzimeve operative.
Kërkesa është shoqëruar me analizë ekonomike dhe raport financiar që justifikon ndryshimin e çmimit. Pas shqyrtimit nga Drejtoria e Transportit dhe komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak, propozimi është miratuar me votim.
Megjithatë, asnjë institucion nuk ka njoftuar qytetarët, të cilët janë gjetur të papërgatitur. gazeta shqip