• “Nuk postoj asnjëherë kur ndërrojnë jetë personalitetet, sepse shpesh më duket si teatër mediatik. Por këtë zotëri sot do ta postoj, sepse lidhet drejtpërdrejt me aftësinë time më të komplimentuar — oratorinë,” – shkruan ajo.

Sara tregon se kur ishte vetëm 12 vjeçe, ndiqte intervistat e Fatos Nanos dhe mbante shënime për çdo fjalë të re që mësonte prej tij:

  • “Ulesha me një bllok që ishte duke u bërë copë-copë, vetëm, pasi dilnin intervistat e tij, për të mbajtur shënim çdo fjalë të re që e dija se do më jepte avantazh në bisedat në shkollë apo në jetë. Një mentor i huaj në heshtje. Faleminderit!”

Në përfundim të mesazhit, Sara shprehet me respekt për figurën e ish-kryeministrit, duke e cilësuar një ndër politikanët me fjalorin më të pasur dhe ironinë më të hollë në skenën shqiptare.