Burime nga takimi, i cili u zhvillua pa praninë e mediave, bëjnë të ditur se ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe ministri serb Ivica Daçiq patën një përplasje të ashpër gjatë diskutimeve.

Sipas raportimeve, debati nisi kur Sveçla tërhoqi vëmendjen ndaj mënyrës se si Daçiq iu referua Kosovës si “Prishtinë”, duke theksuar se takimi ishte ndërmjet shteteve dhe jo kryeqyteteve.

Situata u tensionua më tej kur ministri kosovar kujtoi rolet e figurave drejtuese të Serbisë gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit. Sveçla theksoi se presidenti Vuçiq atëherë ishte ministër i propagandës, Daçiq ishte zëdhënës i partisë së Millosheviqit, ndërsa Vulin aktiv në partinë e Mira Markoviqi

Ky moment duket se acaroi Daçiqin dhe ndezi debatin, duke reflektuar tensionet e vazhdueshme mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në takime rajonale.