Qeveria “Rama 4” ka zbardhur programin e ri qeverisës që do të prezantohet nesër (18 shtator) në Kuvend, dhe synimet ekonomike janë më ambiciozet deri tani: rritja e pagës minimale në 500 euro deri në vitin 2026 dhe paga mesatare në 1,200 euro deri në vitin 2030.
Sipas dokumentit të siguruar nga Panorama.al, në kapitullin “Puna dhe Kapitali Njerëzor” theksohet se qeveria do të fokusohet në rritjen e të ardhurave, uljen e papunësisë dhe forcimin e arsimit profesional.

