Përmbytje në punishten e urës së re në Mitrovicë, Mujka: Dora e njeriut nuk e shkaktoi dëmin

Përmbytje në punishten e urës së re në Mitrovicë, Mujka: Dora e njeriut nuk e shkaktoi dëmin

Uji i lumit Ibër depërtoi në vendpunishten ku po ndërtohet ura e re për këmbësorë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës, duke shkaktuar vështirësi për ekipet e punimeve.

Kryeshefi i ndërmarrjes “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, tha se shkak i ngritjes së papritur të nivelit të ujit ishte reshja e madhe dhe rrëshqitja e kanalit te Zubin Potoku, duke detyruar drejtimin e ujit të tepërt nga kanali në lumë.