Tronditëse në Mirditë! 8 Vite në Kontenier – Lumi Fan i Mori Shtëpinë, Shteti Ende “Në Gjumë”!

Tronditëse në Mirditë! 8 Vite në Kontenier – Lumi Fan i Mori Shtëpinë, Shteti Ende “Në Gjumë”!

Kanë kaluar plot 8 vite, por Agustin Pjetri nga fshati Peshqesh, Orosh (Mirditë), vazhdon të jetojë në një kontenier metalik, që bashkia ia dha si strehë të përkohshme, pasi lumi Fan i mori shtëpinë në dhjetor 2017.

Sot, ai është i vetëm, i sëmurë dhe pa asnjë dëmshpërblim, ndërsa dosja e tij endet prej vitesh midis Mirditës dhe Tiranës, pa një përgjigje përfundimtare.