Dylan Jeon, drejtor i lartë për marrëdhënie me qeverinë në Federatën Kombëtare të Tregtisë së Pakicës, tha se monedhat “shpejt po grumbullohen”, duke theksuar vështirësitë që po hasin dyqanet.

Në shkurt, Trump e cilësoi prodhimin e centit si të tepërt dhe të shtrenjtë, duke deklaruar në rrjetet sociale se synonte të “heqë mbeturinën nga buxheti i këtij kombi, cent për cent”. Zyrtarisht, Shtypshkronja e Monedhave amerikanë ndaloi prodhimin në maj të këtij viti.

Problemi u shfaq më herët se parashikimi, pasi bankat nuk mund të furnizohen me centë nga qeveria, gjë që ndalon edhe dyqanet të marrin kusur për klientët.

Situata është e komplikuar edhe për shkak të ligjeve lokale: disa qytete, si New York-u, kërkojnë kthimin e saktë të kusurit, ndërsa të tjera nuk lejojnë ndryshimin e çmimeve për pagesat në para të gatshme krahasuar me kartat.

Për të zbutur situatën, disa dyqane po inkurajojnë klientët të sjellin monedhat e vogla nga shtëpia ose po nxisin pagesat me shumën e saktë për të shmangur mungesën e kusurit.