Rritja e pagës minimale nga 350 në 500 euro në dy faza është një qëllim i rëndësishëm social, por OEA paralajmëron se pa analiza të hollësishme të tregut të punës dhe kapaciteteve të sektorit privat, vendime të tilla mund të destabilizojnë ekonominë, të rrisin pritshmëritë për paga më të larta në sektorin privat dhe të ndikojnë konkurrueshmërinë.
OEA gjithashtu thekson se vendimet e Qeverisë në detyrë mund të kufizojnë hapësirën për investime kapitale dhe politika zhvillimore, duke kërcënuar stabilitetin makroekonomik dhe besimin në institucionet publike.
Organizata bën thirrje që vendimet me pasoja fiskale të merren vetëm nga një qeveri legjitime dhe që respektimi i ligjit dhe parimeve kushtetuese është parakusht për një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese.