Ai e përshkoi Nano si një figurë që solli ekuilibër dhe dialog në politikën shqiptare, edhe në kohë të vështira.

“Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri,” u shpreh Braçe.

Ai shtoi se periudha e vështirë mes burgut dhe dhunës ekstreme nuk e pengoi Nanon të përpiqej për qetësi, kulturë dhe dialog në politikë, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme për të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Braçe përfundoi duke theksuar se gjithë ata që janë pjesë e PS-së sot, janë rezultat i “shkollës Nano” dhe se ndikimi i tij do të mbetet i ndjeshëm në politikën shqiptare edhe në të ardhmen.