Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë me dije se 11 komandot ukrainas, të cilët po zbrisnin nga helikopterët, kanë humbur jetën gjatë sulmit. Operacioni për çlirimin e zonave strategjike po mbështetet nga disa helikopterë dhe forca të tjera ushtarake.
Raportohet se edhe shefi i GRU-së, Kirilo Budanov, ndodhet në terren për të mbikëqyrur sulmin, ndërsa trupat ruse thuhet se kanë grumbulluar rreth 170.000 ushtarë në rajon. Disa batalione ukrainase raportohet se janë të rrethuar pranë stacionit hekurudhor, duke vështirësuar operacionet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pranuar se situata në Pokrovsk është sfiduese, por ka mohuar raportimet që flasin për rrethimin total të trupave ukrainase. Ai ka theksuar se përpjekjet për çlirimin e zonave strategjike vijojnë me intensitet.
Ngjarjet në Pokrovsk janë një tjetër përballje e rëndësishme në kuadër të konfliktit të vazhdueshëm mes Ukrainës dhe Rusisë, duke rritur tensionin dhe pasigurinë në lindje të vendit. Komuniteti ndërkombëtar po monitoron situatën dhe pasojat për sigurinë rajonale.