Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë paralajmëron për rreziqet e Projektbuxhetit 2026

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë paralajmëron për rreziqet e Projektbuxhetit 2026

Oda Ekonomike Amerikane (OEA) ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për të miratuar Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, duke theksuar se vendime të tilla fiskale dhe ekonomike duhet të merren nga një qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik.

OEA thekson se ligji aktual kufizon qeverinë në detyrë vetëm te aktivitetet teknike dhe jo te vendimet që krijojnë detyrime afatgjata.