Megjithatë, një grua përjetoi tmerrin e jetës së saj kur mori çelësat për t’u zhvendosur në shtëpinë e saj të re. Në momentin që hapi derën e përparme, ajo gjeti diçka që nuk e priste brenda pronës.
Louren Wilson postoi një video në “TikTok”, ku tregonte momentin që po hapte derën e shtëpisë së saj të re për herë të parë.
Në videon në fjalë, Louren shihet teska hy në banesë dhe menjëherë ndalon, pasi në korridor sheh një gjë që aspak nuk e priste.
Ishte një qen i vogël, i bardhë, i cili po tundte bishtin i ngazëllyer. Louren ishte e hutuar nga ajo që po shihte. Ajo ishte e shqetësuar se mos pronarët e kishin braktisur qenin kur ishin larguar dhe nuk kishte idenë se çfarë të bënte.