“Ata duhet të vuajnë nga uria” Ministri izraelit bën thirrje për bombardimin e rezervave ushqimore në Gaza: Është në përputhje me “etikën hebraike” që..

“Ata duhet të vuajnë nga uria” Ministri izraelit bën thirrje për bombardimin e rezervave ushqimore në Gaza: Është në përputhje me “etikën hebraike” që..

Ministri izraelit i Trashëgimisë, Amichai Eliyahu, ka nxitur reagime të forta pas deklaratave të tij të hënën mbrëma, ku bëri thirrje për bombardimin e magazinave ushqimore në Gaza dhe përdorimin e urisë si mjet lufte kundër popullsisë palestineze.

Në një intervistë për Channel 7 të Izraelit, Eliyahu, i njohur për retorikën e tij ekstremiste dhe anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Otzma Yehudit”, tha se “nuk ka asnjë problem të bombardohet rezerva ushqimore e Hamasit”, duke shtuar se “ata duhet të vuajnë nga uria”.