KUJDES! Mos bëni gabim të shkoni në Itali për Festat e Nëntorit, ja përse

KUJDES! Mos bëni gabim të shkoni në Itali për Festat e Nëntorit, ja përse

Italia pritet të përfshihet nga kaosi në transport gjatë fundit të nëntorit, pasi janë paralajmëruar greva të mëdha që do të prekin si udhëtimet ajrore, ashtu edhe ato hekurudhore dhe detare.

Më 28 nëntor do të zhvillohet një grevë e përgjithshme kombëtare 24-orëshe, që do të paralizojë transportin ajror, hekurudhor, detar dhe urban, si edhe shërbimet publike e private në të gjithë vendin.