Mjekët theksojnë se një mëngjes me vezë mban nën kontroll urinë për më gjatë se çdo ushqim tjetër me bazë drithi. Proteinat e plota dhe aminoacidet që përmbajnë vezët ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e ngrënies së tepërt gjatë ditës.
Përveç kësaj, vezët janë një burim i pasur i luteinës dhe zeaksantinës, dy antioksidantë që mbrojnë sytë nga drita blu dhe plakja e parakohshme. Këto përbërës ndihmojnë në ruajtjen e shikimit dhe në parandalimin e sëmundjeve të syrit, sidomos tek personat mbi 50 vjeç.
Në përbërjen e vezës gjenden gjithashtu vitamina të rëndësishme si A, D, E dhe K, si dhe minerale që forcojnë imunitetin dhe ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave. Studime të fundit kanë zbuluar se njerëzit që hanë vezë disa herë në javë kanë kujtesë më të mirë dhe trurin më aktiv.
Megjithatë, mjekët paralajmërojnë që personat me probleme me kolesterolin duhet të tregojnë kujdes dhe të mos e teprojnë me sasinë. Një deri në dy vezë në ditë konsiderohen të sigurta për shumicën e njerëzve, për sa kohë ushqyerja është e balancuar.
Në fund, ekspertët e ushqyerjes thonë se vezët janë një “superushqim” që nuk duhet të mungojë në tryezë. Ato janë të lira, të ushqyeshme dhe ofrojnë përfitime të shumta për trupin, por gjithmonë duhet konsumuar me kujdes, sepse si çdo gjë tjetër, teprimi nuk është kurrë i shëndetshëm.