Sipas opozitës, Balla u ishte drejtuar deputetëve të PD me fjalë fyese nga foltorja e Kuvendit, duke tejkaluar çdo normë etike. Për këtë arsye, PD depozitoi një kërkesë zyrtare pranë Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e tij nga punimet parlamentare.
Megjithatë, Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e opozitës, duke argumentuar se për të zbatuar nenin 65/1 të rregullores së Kuvendit, duhet që më parë të jenë marrë masa të tjera disiplinore nga kryetari i Kuvendit — gjë që nuk ka ndodhur në këtë rast.
Në vendimin e tij, Sekretariati thekson gjithashtu se Taulant Balla ka kërkuar falje publike gjatë së njëjtës seancë, duke konsideruar çështjen të mbyllur në aspektin etik.
Ndërkohë, tensionet politike në Kuvend mbeten të larta, teksa opozita ka paralajmëruar se do të vijojë denoncimet për atë që e quan “standard i dyfishtë” në trajtimin e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.