Në këtë atentat mafioz mbeti i plagosur rëndë efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, alias Sheqeri.
Në pamjet shihet momenti kur autorët me një mjet tip Toyota i kanë bërë pritë në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, të cilët udhëtonin me Benz-in e bardhë.
Killerat kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë hapur zjarr drejt benzit ku ndodheshin Dani dhe Shaljani.