Në orët e natës dhe mëngjesit të nesërm, moti do të mbetet kryesisht me diell, ndërsa vranësirat do të shfaqen herë pas here në juglindje dhe qendër. Veriu dhe pjesa më e madhe e bregdetit do të gëzojnë kthjellime të plota. Era do të fryjë e lehtë nga veriu gjatë gjithë ditës.

Në zonat malore, termometri në mëngjes do të luhatet nga 5 deri në 7°C, ndërsa përgjatë bregdetit pritet të arrijë 14°C. Në mesditë, temperaturat do të ngjiten mbi 20°C në shumë zona, veçanërisht në bregdet dhe jugperëndim.
Fundjava do të jetë kryesisht me diell dhe me rritje graduale të temperaturave, që pritet të arrijnë deri në 26°C në disa zona. Megjithatë, pas ditës së hënë parashikohet shtim i vranësirave dhe rikthim i reshjeve ditën e martë.
Në rajon, kushtet do të jenë të ngjashme: Ballkani jugor do të ketë diell dhe temperatura të larta për stinën, ndërsa veriu i kontinentit do të përballet me reshje të lehta shiu dhe dëbore. Në gadishullin Iberik priten stuhi lokale dhe erëra të forta, ndërsa Mesdheu qendror mbetet me mot të qëndrueshëm dhe temperatura tipike pranverore për muajin nëntor.