“Shqipëria, sikurse Kosova, e përmbyllë fushatën e dytë, duke kaluar tutje në fazën tjetër. Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc, përkundër ndalimit të pjesëmarrjes së tifozëve kuq e zi dhe të flamurit kombëtar, dhe nën brohoritjet e tifozëve serbë kundër Kosovës, pikërisht nga qyteza që e njohim më së shumti për burgun famëkeq atje,” ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se shpreson që Kosovën dhe Shqipërinë t’i shohim së bashku në Botëror dhe u ka dhënë shumë fat ekipeve në ndeshjet e ardhshme.

Ky rezultat nuk e pengon Shqipërinë që të shkojë në play-off, ndërsa Anglia konfirmon kualifikimin direkt për Botërorin.