I dha valium prindërve të nuses për t’u vjedhur lekët, flet e moshuara: Dhëndri erdhi në shtëpi, na pyeti ‘si jeni’, më pas…



Ngjarja në Librazhd ndodhi më 22 nëntor, kur dhëndri i çiftit të moshuar, 36-vjeçari Ismail Kllogjri, dyshohet se u dha atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues valium me qëllim për t’i vënë në gjumë të thellë dhe për t’ju vjedhur paratë e pensionit. E moshuara ka treguar se atë ditë dhëndri hyri në banesë, i pyeti si ishin dhe këto ishin momentet e fundit që ajo mban mend, pasi më pas humbi ndjenjat. Çifti u gjet pa ndjenja nga djali i tyre që kishte ardhur nga Greqia.

Policia nisi hetimet pasi bashkëshortët u dërguan fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT në gjendje të rënduar, të dyshuar për intoksikim. Pas veprimeve të shpejta hetimore, autoritetet arritën të zbardhnin ngjarjen dhe identifikuan se dhëndri u kishte administruar një sasi të madhe qetësuesi, duke u shkaktuar probleme serioze shëndetësore, ndërsa më pas kishte marrë një shumë parash nga banesa e tyre.

Në kuadër të operacionit të koduar “Opportunity”, policia arrestoi 36-vjeçarin Ismail Kllogjri dhe sekuestroi paratë e vjedhura dhe një celular si prova materiale. Të moshuarit aktualisht ndodhen nën kujdes mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet e çështjes janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për hapat e mëtejshëm ligjorë.

𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Politics