Moti per 5 dite nga Lajda Porja, ja cfare pritet deri të dielën



Reshjet rikthehen në territor, por do të jenë të pakta, me intensitet më të lartë në veri dhe jug. Pjesa tjetër e vendit përjeton kryesisht shira të lehtë dhe vranësira, ndërsa temperaturat rriten dukshëm, duke shënuar deri në 22°C në ultësirën perëndimore. Era mbetet problematike përgjatë zonave detare dhe herë pas here edhe në brendësi, sidomos gjatë orëve të para të ditës.

Gjatë mesditës dhe pasdites, vranësirat shtohen në gjithë vendin, ndërsa reshjet rishfaqen kryesisht në veri dhe veriperëndim. Temperaturat e mesditës shënojnë rritje, duke arritur 12–14°C në zonat malore dhe deri në 22°C në perëndim.

Pesëditëshi sjell mot të paqëndrueshëm: e marta me reshje të pakta, e mërkura dhe e enjtja me intensifikim shiu, e premtja me një pauzë të lehtë, dhe e shtuna me reshje të pakta e dëborë në verilindje, për t’u kthjelluar të dielën.

Në Ballkan, 24 orët e ardhshme dominohen nga reshje dhe dëborë në veri, me temperatura të ulëta në pjesën veriore dhe 14–22°C në jug. Europa ndodhet nën ndikimin e një mase të ftohtë polare, me reshje shiu e dëbore në perëndim dhe qendër, ndërsa Mesdheu mban temperatura më të buta deri në 17–20°C, dhe rajoni ynë deri në 22°C.

Politics