Gazment Bardhi publikoi një foto ku, sipas tij, shfaqet “Banda 2B e Belinda Ballukut”, e përbërë nga bashkëpunëtorët më të afërt të zv/kryeministres Belinda Balluku. Ky reagim vjen pasi Balluku u pezullua nga detyrat qeveritare pas marrjes së statusit të të pandehurës nga SPAK dhe vendimit të GJKKO. Në krye të tavolinës Bardhi përmend Ceno Klosin, pasuar nga Arber Avrami, ish-drejtor i Albgaz.
Në foto shfaqen gjithashtu vetë ministrja, Florian Serjani – këshilltari i saj për mediat – si dhe Evis Mamaj, drejtoresha e buxhetit në Ministrinë e Infrastrukturës, së cilës i është sekuestruar telefoni gjatë hetimeve.

Sipas Bardhit, ky grup zhvillonte mbledhje të rregullta në një apartament në kompleksin Nobis, të njohur si “Apartamenti 6”, ku pretendohet se diskutoheshin dhe ndaheshin tenderat e ministrisë.
Bardhi akuzon se kjo “bandë” funksiononte si një grup i strukturuar kriminal, duke ndarë tendera me vlera qindra milionë euro për klientë të caktuar dhe duke përfituar përqindje korruptive. Ai shton se këto para përdoreshin më pas në fushata zgjedhore ose në shpenzime luksoze, duke i konsideruar këto praktika si vjedhje masive të parave publike.
