“Jam një përbindësh”/ Habit 28-vjeçari në SHBA: Ja çfarë i bëra gruas time..



Rrëfimi cinik i 28-vjeçarit Zarbab Ali se jo vetëm që vrau gruan e tij 25-vjeçare, Reistel Castillo, por më pas përdhunoi trupin e saj pasi e nxori nga varri i cekët ku e kishte varrosur, shkaktoi tmerr.

28-vjeçari u shpall fajtor nga gjykata për vrasjen që ndodhi në nëntor 2022 në Kaliforni, SHBA , ku ai rrëfeu “Unë jam një përbindësh”.

Në rrëfimin e tij për vrasjen që kreu pak para finalizimit të divorcit që 25-vjeçari kishte kërkuar, Zarbab Ali përshkroi fshehjen në apartamentin e gruas së tij, e cila ishte nënë e dy fëmijëve, dhe më pas goditjen e saj të përsëritur me thikë në gjoks.

Pas krimit , 28-vjeçari e mbështolli trupin e 25-vjeçares me një batanije dhe u përpoq të pastronte gjakun përpara se ta varroste në një varr të cekët. Disa orë më vonë, ai u kthye, e nxori trupin dhe e abuzoi seksualisht.

“Për të vërtetuar se isha një përbindësh, e përdhunova. Nëse nuk do ta kisha pranuar që isha bërë përbindësh, atëherë ajo do të kishte vdekur pa asnjë arsye”, i tha 28-vjeçari policisë.

Megjithatë, ai u përpoq ta fajësonte 25-vjeçaren në gjyq, duke thënë “kjo ishte e vetmja mënyrë që mund të shpëtoja. Doja që ajo të vdiste. Isha i zemëruar që nuk më linte të vazhdoja përpara”.

Sipas prokurorëve, Castillo pothuajse e kishte përfunduar divorcin e saj kur burri i saj e goditi për vdekje me thikë.

28-vjeçarja, e cila u dënua për vrasje të shkallës së parë, pritet të dënohet nga një juri më 12 janar.

Politics