Rivlerësimi i pasurive, NAREA kërkon tatim 3% për individët dhe zgjatje të…



Shoqata NAREA kërkoi ndryshime në projektligjin për rivlerësimin e pasurive, duke propozuar uljen e tatimit nga 5% në 3% për individët dhe zgjatjen e afatit të zbatimit, pasi kapacitetet e Kadastrës janë të kufizuara.

Pipiria kërkoi gjithashtu që pronat në proces legalizimi të përfshihen sërish dhe paralajmëroi krijimin e një task-force për rishikimin e legjislacionit sipas praktikave të BE-së.

Projektligji parashikon tatim 5% dhe afat nga 1 janar deri më 31 dhjetor 2026, duke përafruar çmimet referuese me tregun real, ndërsa nga 2011 deri në 2022 janë kryer 254,665 aplikime dhe janë paguar 23,5 miliardë lekë tatim.

Politics