U BË MEME/ Gafa e Jonida Vokshit gjatë prezantimit të ‘BBVK’, lexon fjalët e skaletës që supozohet të ishin udhëzime vetëm për të (VIDEO)



Gjatë mbrëmjes së kaluar në “Big Brother VIP Kosova”, moderatorja Jonida Vokshi bëri një gafë komike duke lexuar live edhe pjesën teknike të skaletës, ku shqiptoi frazën “(pret pak reagim)”.

Publiku dhe banorët nuk e vunë re, por rrjetet sociale shpërthyen menjëherë me video, meme dhe komente ironike.

Ky moment është bërë viral në TikTok dhe Instagram, duke u konsideruar si një nga gafat më të spikatura të edicionit, ndërsa Jonida nuk ka reaguar për këtë apo për gafat e tjera të mëparshme.

Në të njëjtën mbrëmje, u largua Linda Rei për arsye shëndetësore, u diskutuan debate mes banorëve, Shkurta u rikthye në shtëpi dhe hyrja e re e Labinotit shkaktoi debate të shumta me Shkurten.

Politics