Kafeja turke është një nga pijet më të njohura në shtëpitë tona, e njohur për aromën e saj të fortë dhe përqendrimin e lartë të antioksidantëve. Ajo përmban minerale dhe komponime që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe fokusit, ndërkohë që mbrojnë qelizat nga dëmtimet oksiduese.
Megjithatë, kafeja turke përmban shumë kafeinë, e cila mund të shkaktojë rritje të rrahjeve të zemrës, nervozizëm dhe shqetësime në stomak. Konsumimi i tepërt mund të ndikojë gjithashtu në gjumë dhe të shkaktojë ankth te disa persona.
Personat me tension të lartë, gastrit, refluks ose ata që janë shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës duhet të tregojnë kujdes. Edhe adoleshentët duhet të konsumojnë me masë për të mos ndikuar gjumin, energjinë dhe përqendrimin gjatë ditës.
