Disa përgjigje lidhur me këtë i dha në studion e Opinion kardiologu Indrit Temali.

Indrit TemaliFatkeqësisht vdekjet e papritura nuk prekin vetëm moshat e mëdhaja, por edhe të rejat. Ka disa shkaqe, lidhen me zemrën, muskulin e zemrës, trashja e mureve të zemrës, infeksionet, sëmundjet të ventrikulit (barkushja) të djathtë, janë anomali strukturore të zemrës.

– Po pse tek mosha kaq të reja?

Indrit Temali: Disa janë gjenetikisht të përcaktuara. Ka lidhje edhe me stilin e jetësës, heteroskleroza në moshë të re është shtuar prej stilit të pashëndetshëm të jetesës, duhani, obeziteti, përdorimi i stimulantëve siç është kokainë që nxit aritmi të zemrës dhe mund të jetë fatale. Në moshë të re prevalojnë sëmundjet e lindura.

– Po a ka ndonjë masë mbrojtëse?

Indrit TemaliDuhet një lloj depistimi (kardiovaskular) të popullatës, një shiringë zemre mundësisht tek të gjithë.

– Ka ndonjë sinjal?

“Vdekje e papritur mund të jetë e beftë, pa shenja fare. Në raste të tjera mund të ketë që të ketë pasur dhimbje gjoksi, rrahje të shpejta zemre apo rënie të fikëti e që nuk janë vlerësuar, sidomos kur nuk ka një shkak të identifikueshëm”, tha kardilologu.

Kujtojmë se 1 vit më parë, pikërisht prej një ataku kardiak, vdiq në moshën 44 vjeçare edhe politikani i njohur Gerti Bogdani.

Politics