EMRAT/Ja kush janë 24 personat e dyshuar, pjesë e klanit shqiptar që trafikoi 1.3 tonë kok*inë drejt



Goditja e klanit shqiptar në Itali: 24 të dyshuar nën arrest

Media italiane ka publikuar emrat e 24 personave të dyshuar për të cilët Gjykata e Breshias ka lëshuar fletë-arreste, pasi dyshohet se kanë trafikuar drejt Italisë në harkun e 5 viteve të paktën 1.3 tonë kokainë. Nga këta, 21 janë vendosur në burg dhe 3 nën arrest shtëpiak. Po ashtu janë sekuestruar asete me vlerë 3 milionë euro, ndërsa hetimet kanë rindërtuar një rrjet kriminal që transportonte drogë dhe substanca të tjera të ndaluara.

Operacioni i përbashkët italian-shqiptar përfshiu hetime të gjera dhe arrestime në Shqipëri, ku policia ka marrë në mbajtje Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj. Të arrestuarit janë pjesë e klanit shqiptar që dyshohet të ketë organizuar trafikun e lëndëve narkotike drejt qyteteve të ndryshme të Italisë, duke përfshirë Milano, Brescia dhe zona të tjera të Lombardisë.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Rindërtimi i rrjetit kriminal tregon mënyrën e sofistikuar të transportit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe përfshirjen e disa individëve me lidhje ndërkombëtare. Autoritetet italiane dhe shqiptare kanë theksuar se ky operacion është një nga goditjet më të mëdha të bëra ndaj trafikut të drogës në rajon dhe se hetimet do të vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e klanit.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..

Politics