Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili që prej vitit 2023 ndodhet në kërkim ndërkombëtar për çështje që lidhen me “fshehje pasurie”, “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, vijon të tërheqë vëmendje për aktivitetet e tij në rrjetet sociale.
Edhe pse ai ka akuzuar ish-bashkëpunëtorët politikë se e “prenë në besë”, Ahmetaj vazhdon të mbajë “follow” disa prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, përfshirë Damian Gjiknurin, Arbi Maznikun, Erion Veliajn dhe madje edhe Edi Ramën.
Interesant mbetet fakti se, ndërsa Gjiknuri dhe Veliaj e ndjekin ende mbrapsht, kryeministri Rama nuk e ka Ahmetajn në listën e personave që ndjek në Instagram. Kjo bie në sy sidomos për shkak të përfshirjes së tyre të gjatë politike dhe akuzave që Ahmetaj ka ngritur ndaj ish-miqve të tij pas largimit nga Shqipëria. Në intervistat e dhëna nga Zvicra, ai ka deklaruar se përndjekja ndaj tij nisi që në vitin 2022 pas shkarkimit nga posti i zv.kryeministrit.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔-LEXO LAJMIN E 2..
Ndërkohë, Ahmetaj pretendon se është larguar nga vendi jo vetëm për shkak të çështjeve ligjore, por edhe nga frika për sigurinë e vet dhe të familjes. Ndonëse ka kërkuar azil politik në Zvicër bashkë me partneren dhe vajzën e mitur, ai mbetet aktiv në rrjetet sociale, duke ndjekur me vëmendje politikën shqiptare nga larg dhe duke vazhduar deklaratat e tij kundër ish-aleatëve.
