Kompania e sallamit e salciceve s`tregoi vendet nga e merr lenden e pare, AKU: Mbizoteron mishi nga…
Kompania EHW, prodhuese e sallamit, salçicave dhe produkteve të mishit, ka refuzuar të japë informacion mbi vendet e origjinës së lëndës së parë, por AKU ka zbuluar se importet kryesore vijnë nga Brazil, Kanada, Qipro, Paragruaj, Itali, Gjermani, Danimarkë dhe Poloni. Sasitë e importuara vitet 2022–2025 janë përkatësisht 1,624, 1,785, 1,881 dhe 615 ton, ndërsa prodhimi vendas është shumë më i vogël, përveç mishit të derrit.
Sipas AKU, EHW nxjerr në treg mesatarisht 2,774.4 ton produkte në vit, përfshirë sallam, qofte, fileto pule, proshuta dhe të tjera. Kjo tregon se kompania mbështetet kryesisht te lënda e parë e importuar, duke ulur rolin e prodhimit vendas dhe duke ngritur pyetje mbi transparencën për konsumatorët.
