Në Lezhë është ndaluar Naldo Gjini, i dyshuar për lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mehalla, i njohur si Edmond Hyka në Elbasan.
Ai dyshohet se ka përdorur automjetin që lidhet me autorët dhe është shoqëruar më pas në policinë e Elbasanit për veprime të mëtejshme hetimore.
Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço deklaroi se, sipas të dhënave paraprake, organizimi i autorëve duket i shpejtë dhe jo i planifikuar. Ai shtoi se personi i ndaluar mund të ketë pasur rol negociatori mes palëve të përfshira në një konflikt të dyshuar për pazare të prishura, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rolet e bashkëpunëtorëve dhe rrethanat e ngjarjes.
