Pas protestës së sotme para Kryeministrisë, Sali Berisha paralajmëroi se nesër do të zbresë në bazë, duke nisur një cikël foltoresh me demokratët e degës nr. 9.
Lëvizja rikthen formatin që ai përdori disa vite më parë kundër Lulzim Bashës, ndërsa protestat kundër qeverisë, sipas tij, do të vijojnë. Berisha u fokusua kryesisht tek akuzat ndaj kryeministrit, pa u ndalur në shqetësimet e brendshme të demokratëve.
Në të njëjtën kohë, edhe figura të tjera të PD pritet të nisin takime me strukturat. Ervin Salianji do të zhvillojë një foltore të mërkurën në Durrës, ndërsa Ilir Alimehmeti po ashtu do të zbresë në bazë për të diskutuar problematikat e partisë. Këto zhvillime sinjalizojnë një periudhë lëvizjesh të brendshme brenda PD-së, paralelisht me aksionin opozitar në terren.
