Ambasadori Roland Bimo deklaroi në “Real Story” se Evropa ka humbur ndikimin e saj në zgjidhjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, duke u defaktorizuar si aktor gjeopolitik.
Sipas tij, momenti kritik ishte sabotimi i gazsjellësit Rusi–Gjermani, që tregoi varësinë e kontinentit nga siguria amerikane, energia ruse dhe tregu kinez, duke e lënë Evropën të papërgatitur për sfida të mëdha strategjike.
Bimo theksoi se SHBA arriti të frenojë bashkëpunimin ruso-gjerman, ndërsa vendet europiane shkuan aq larg në qëndrimet e tyre ndaj konfliktit, sa sot e kanë të vështirë të tërhiqen. Ai u shpreh se zgjidhja e luftës është ende shumë larg, pasi qëndrimet e palëve janë thellësisht të ngurtësuara dhe larg çdo kompromisi real.
