Sondazhi: Për kë do votoni nëse zhvillohen zgjedhje?/ Rreth 75 mijë vota shkojnë për partitë e vogla ekzistuese, në 11 maj morën 200 mijë…



Sondazhi i fundit i “Zërit të Shqiptarëve” në ABC News, me 1252 të anketuar dhe marzh gabimi ±2.7%, tregoi se 46.1% e qytetarëve janë të zhgënjyer nga PS dhe PD, ndërsa 53.9% jo.

Mes të zhgënjyerve, 46.3% do të votonin për parti të reja nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin së shpejti, 8.6% do të mbështesnin partitë e vogla ekzistuese dhe 45.1% nuk shprehin aspak shpresë.

Sipas ekstrapolimeve të sondazhistit Eduard Zaloshnja, rreth 406 mijë shqiptarë do të votonin për parti të reja, ndërsa 75 mijë do të mbështesnin partitë e vogla që në zgjedhjet e 11 majit morën rreth 200 mijë vota.

Një numër i lartë, afro 395 mijë qytetarë, rezulton se nuk kanë aspak besim tek oferta politike aktuale.

Politics