Vështirësitë e grave në biznes/ Studimi i Kombeve të Bashkuara: Paguhen më pak se burrat, s’u jepet…



Një studim i Kombeve të Bashkuara tregon se, pavarësisht zhvillimit të shpejtë të turizmit në Shqipëri, pabarazia gjinore mbetet e theksuar.

Gratë përbëjnë 62% të fuqisë punëtore në sektor, por vetëm 12% mbajnë pozicione drejtuese, ndërsa burrat zotërojnë 84% të roleve kyçe. Raporti nënvizon se hendeku i pagave është i ndjeshëm, me gratë që fitojnë rreth 700 euro kundrejt 1500 eurove të burrave për të njëjtën punë.

Sipas UN Women, gratë hasin më shumë vështirësi në marrjen e kredive, janë më të pasigurta në vendin e punës dhe raportojnë raste të ngacmimeve, të cilat shpesh nuk denoncohen nga frika e humbjes së punës. Ekspertët kërkojnë rritjen e kontrolleve dhe politika më të forta për barazi pagese dhe kushte të sigurta pune. Studimi thekson se adresimi i këtyre problemeve është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.


𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics