Sali Berisha, i bëri thirrje gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë në seancë të hapur cështjen e pezullimit të zëvendës kryeministres nga Gjykata e Posacme, ndërsa akuzoi kreun e qeverisë Rama për presione.
Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha thotë se Gjykata Kushtetuese vendosi nën presion e kryeministrit shqyrtimin në séancë plenare të çështjes së pezullimit të numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku.
Në leximin e kryedemokratit, Gjykata Kushtetuese nuk duhet ta kishte pranuar ankimimin e firmosur nga vetë Kryeministri Rama, i cili sipas berishës duhet të dorëhiqet.
Por ndërsa përballja politike për disa cështje vijon, Partia Socialiste i hapi rrugë kompromisit për zgjidhjen e avokatit të Popullit, dhe Berisha u dha menjëhërë një emër që sipas tij duhet ti nënshtohet testit të votës në Kuvend.
Për mediat, Berisha komentoi edhe çështje të tjera të aktualitetit politik në vend.
