Jeni të fiksuar pas leximit të duarve? Ja cilat tipare të karakterit mund të zbuloni



Leximi i duarve, një praktikë që ka nisur në Indi dhe tani është përhapur në mbarë botën, sugjeron se forma, madhësia dhe vijat e dorës mund të zbulojnë tipare të personalitetit tuaj.

Forma e pëllëmbës dhe gishtave lidhet me katër elementet natyrore: zjarri, toka, ajri dhe uji. Personat me pëllëmbë të gjatë dhe drejtkëndore (zjarr) janë aventurierë dhe ndjekin instinktet, ndërsa ata me pëllëmbë të rrumbullakët dhe gishta të shkurtër (tokë) janë realistë, punëtorë dhe të qëndrueshëm në marrëdhënie.

Ata që kanë pëllëmbë rrumbullakë ose drejtkëndore me gishta shumë të gjatë (ajër) janë analitikë dhe zgjuar, duke zgjidhur problemet me mendje më shumë se me zemër. Personat me pëllëmbë ovale dhe gishta të gjatë e të hollë (ujë) dallohen për kreativitet dhe imagjinatë, por emocionet e tyre mund të ndikojnë në vendimet që marrin, duke i ekspozuar shpesh ndaj stresit ose panikut.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics