Takimi informal mes disa figurave të Partisë Demokratike po kthehet në burim tensioni të ri brenda selisë blu, pasi Ilir Alimehmeti deklaroi se grupi i tij do t’i dërgojë propozimet dhe shqetësimet në Kryesi, ndonëse asnjëri prej tyre nuk është pjesë e saj.
Ai tha për Ora News se mungesa e mbledhjeve të Këshillit Kombëtar ka detyruar demokratët të diskutojnë në mënyrë joformale, për të kuptuar gjendjen aktuale të partisë dhe hapat që duhen ndërmarrë për ta bërë PD-në më konkurruese ndaj PS-së. Sipas tij, hendeku mes bazës dhe kupolës drejtuese është thelluar, ndërsa strukturat funksionale të partisë janë paralizuar.
⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!
Alimehmeti e përshkroi situatën politike si të paprecedentë, duke nënvizuar mungesën e demokracisë së brendshme, tensionet e krijuara nga çështjet ligjore të zyrtarëve të lartë qeveritarë dhe nevojën urgjente për rigjallërimin e opozitës. Ai theksoi se takimi nuk ishte i fshehtë dhe se demokratët janë të detyruar të flasin diku, përderisa strukturat zyrtare nuk po mblidhen. Procesi i riorganizimit pritet të kulmojë në pranverë, kur PD-ja do të hyjë në zgjedhje të reja të organeve drejtuese.
