Kryeministri Edi Rama deklaroi në Facebook se ai vetë ka ankimuar vendimin për masat e sigurisë ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku në Gjykatën Kushtetuese.
Rama theksoi se veprimi nuk lidhet me interes personal për ministren apo për kryeministrin, por me parimin e mosndërhyrjes së një pushteti tjetër në pushtetin ekzekutiv.
Sipas Ramës, ankimi është një betejë institucionale për të mbrojtur ndarjen e pushteteve, duke respektuar standardet e Venecias për kufijtë e ligjshëm mes tyre. Ai shtoi se nuk ushtroi presion mbi askënd dhe vepron si palë në çështje të drejtësisë.
