Protestat në Greqi/ Pika kufitare e Kakavijës ende e bllokuar, fermerët paralajmërojnë…



Pika kufitare e Kakavijës vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të protestës së fermerëve grekë

e cila ka nisur që dje dhe po zhvillohet në Kallpaq, ku kryqëzohen rrugët drejt pikave kufitare Kakavijë dhe Tre Ura. Fermerët kërkojnë fonde nga qeveria greke, duke deklaruar se paratë e Bashkimit Europian që duhej t’u jepeshin janë shpërdoruar.

Ata paralajmërojnë se, nëse nuk do të ketë bisedime, bllokimet mund të përhapen në të gjithë territorin grek. Situata po shqetëson qytetarët dhe transportin ndërkufitar, ndërsa autoritetet monitorojnë protestën për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics