Vendimi i GJKKO për pezullimin e Ballukut, Rama: Prish balancën mes pushteteve të…



Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj akuzave për presion mbi drejtësinë, pas dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut.

Ai deklaroi se në asnjë vend demokratik një prokuror apo gjykatës i shkallës së parë nuk pezullon një anëtar qeverie dhe e cilësoi këtë veprim si “precedent botëror” në drejtësinë shqiptare.

Rama theksoi se mbetet mbështetës i Reformës në Drejtësi, por sipas tij vendimi i GJKKO-së “cënon parimet kushtetuese, prish balancën e pushteteve dhe ndërhyn brutalisht në procesin qeverisës”.

Ai paralajmëroi se lufta kundër korrupsionit nuk mund të justifikojë përdorimin e mjeteve të gabuara, duke shtuar se precedentët e tillë mund të kthehen në probleme edhe më të mëdha për shtetin.

Politics