Një shqiptar rrezikon një vit burg dhe një gjobë prej 1.600 eurosh, pasi në janar 2023 u fut me forcë në shtëpinë e ministres flamande Zuhal Demir në Genk, Belgjikë, dhe vodhi 50 euro nga një derrkuc kursimesh.
Ai u identifikua falë gjurmëve të ADN-së dhe rezulton se më parë kishte kryer vepra të ngjashme në Belgjikë, si dhe është i njohur nga autoritetet në Gjermani dhe Spanjë.
Shqiptari u lirua muajin e kaluar dhe u kthye në Shqipëri, ku jeton me familjen dhe punon. Avokatja e tij kërkon një deklarim të fajësisë ose bashkimin e dënimeve për veprat e ngjashme, duke argumentuar se rikthimi i tij në Belgjikë nuk shërben në interes publik. Ministrja Demir nuk u paraqit si palë civile, ndërsa vendimi i gjykatës pritet më 5 janar.
