Vrasja e Mondi Mëhallës, shoqërohet një person! U kap teksa dilte nga Shqipëria, ka përdorur makinën e…



Një person me inicialet N.Gj, banues në Lezhë, u shoqërua mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit, pasi dyshohet se përdori automjetin tip Audi të lidhur me vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla.

Ai u identifikua nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa paguante në traut e autostradës me të njëjtin automjet.

Policia po ushtron kontroll në banesën e N.Gj në Lezhë, në kërkim të provave dhe gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e tij dhe lidhjet me skemën kriminale që përfshiu përdorimin e makinës.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics