Gazetari Artan Hoxha komentoi për Euronews se vrasja e Danit në Rinas ka dërguar një mesazh të qartë për personat në burg dhe ata jashtë tij.
Ai theksoi se atentati u krye në mënyrë strategjike për shkak të reputacionit të viktimës dhe ndikimit që kishte në komunitet.Hoxha shtoi se Tirana, si kryeqytet, është shumë e madhe për t’u kontrolluar nga një grup i vetëm dhe se ngjarja nuk lidhet me krime të tjera të ngjashme në qytet.Sipas tij, Dani ishte një figurë shumë e besueshme në kontaktet që ndërmerrte, dhe kjo e bëri objekt të një mesazhi të fuqishëm.
