Kryeministri Edi Rama reagoi pas pezullimit të Belinda Ballukut,
duke paralajmëruar se kjo situatë rrezikon nisjen e fluturimeve Shqipëri–Kanada të planifikuara për qershor 2026.
Ai tha se marrëveshja dypalëshe është gati për firmosje, por procesi nuk mund të ecë përpara pasi kompetencat nuk delegohen dhe mbeten të bllokuara me pezullimin e ministres.
Rama shtoi se pezullimi ka bllokuar gjithashtu 36 akte të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, mes tyre 18 që lidhen me procesin e rindërtimit.
Sipas tij, çdo ditë pa vendim të Gjykatës Kushtetuese zgjat listën e punëve të ndaluara dhe dëmton funksionimin normal të qeverisë dhe interesin publik.
