Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptarja rrihet për vdekje nga bashkëshorti



Në Pianello Vallesina të Italisë u gjet e pajetë 49-vjeçarja shqiptaro-maqedonase Sadjide Muslija, e dyshuar të jetë rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, i cili është shpallur në kërkim.

Ajo u gjet në shtrat me shenja të dukshme dhune, pasi punëdhënësi alarmoi policinë kur viktima nuk shkoi në punë.

Çifti ishte në proces divorci dhe gruaja kishte denoncuar disa herë dhunën, duke çuar edhe në arrestimin e tij në prill pas një episodi ku ai theu derën me sëpatë. Sipas mediave italiane, dhuna kishte zgjatur për dy vite, ndërsa pas një marrëveshjeje pranimi fajësie çifti ishte ribashkuar përkohësisht para se situata të përfundonte tragjikisht.


⏩𝐊𝐋𝐈𝐊𝐎 𝐊𝐄𝐓𝐔⏪ 𝐏𝐄𝐑 𝐓𝐄 𝐋𝐄𝐗𝐔𝐀𝐑 𝐋𝐀𝐉𝐌𝐈𝐍 𝐄 𝟐..!!!

Politics