Priten reshje bore, policia apel shoferëve: Tregoni kujdes, ka lagështi dhe…



Policia Rrugore u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar, pasi temperaturat e ulëta pritet të sjellin borë dhe ngrica, kryesisht në zonat malore.

Strukturat e policisë kanë rritur prezencën në akset kryesore për të parandaluar aksidentet dhe për të asistuar qytetarët në rast nevoje.

Shoferëve u kërkohet të përdorin goma dimërore ose zinxhirë kur është e nevojshme, të respektojnë sinjalistikën, të moderojnë shpejtësinë dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme.

Policia thekson rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, kaskës mbrojtëse dhe mos përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa për ndihmë rekomandon numrin 112.

Politics